Telegrafi

Miqtë e zgjojnë nga gjumi duke qeshur me gërhitjen e tij të çuditshme (Video)

Në Kinë është filmuar një burrë i paemëruar, teksa flinte dhe gërhiste në një mënyrë shumë bizare.

Derisa miqtë xhironin tonet e çuditshme që i lëshonte ai, fillojnë të qeshen dhe e zgjojnë nga gjumi, transmeton Telegrafi.

I habitur dhe duke mos ditur se çfarë po ndodhë, ai shikon rrotull nëpër dhomë dhe shtrihet sërish në divan.

“Sikur të jetë duke luajtur me vuvuzella”, si dhe “kush do të mund të flinte pranë tij” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/