Ylli i “Friends”, Matthew Perry, vdekja tragjike e të cilit tronditi botën vitin e kaluar, do të kishte festuar dje ditëlindjen e tij të 55-të.
Me këtë rast miqtë e vizituan varrin e tij, të cilin e zbukuruan me lule dhe qirinj dhe i lanë një mesazh të veçantë, të gdhendur në një pllakë në formë zemre.
“Kushdo që të kishte në jetën e tij ishte më i lumtur. Trim Matthew, do të na mungosh gjithmonë. Zemër e madhe dhe e vërtetë, nuk u dorëzua kurrë. Faleminderit që na bëre të qeshim mik i dashur”, shkruhej në pllakë.
Në lidhje me vdekjen e tij së fundmi janë arrestuar disa persona
Si për kujtesë, Perry kishte një histori të gjatë varësie dhe vitin e kaluar ai u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij luksoze në Los Angeles me nivele jashtëzakonisht të larta të ketaminës.
Pesë persona u arrestuan për shpërndarjen e ketaminës, nga e cila vdiq aktori.
BBC raporton se hetimi zbuloi një rrjet të gjerë kriminal të furnizuesve të ketaminës, të cilët furnizonin drogën te Perry dhe përfitonin nga problemet e tij të varësisë. /Telegrafi/