Site icon Telegrafi

Miqësorja mes Ajaxit dhe Werderit përfundon para kohe, një lojtar i ekipit holandez pësoi aritmi kardiake (Foto/Video)

Miqësorja mes Ajaxit dhe Werder Bremenit është ndalur para kohe.

E gjitha kjo pasi lojtari Abdelhak Nouri u rrëzua në fushë duke mos mundur ta vazhdojë lojë.

20-vjeçari ra në tokë në minutën e 73-të të takimit dhe menjëherë intervenoi stafi mjekësor.

Është raportuar se lojtarit i është dhënë ndihma e parë dhe menjëherë është dërgaur me spitalin më të afërt me helikopter.

Lojtari kishte qëndruar ashtu në fushë për 15 minuta dhe lojtarët tjerë dukeshin të shokuar. Më pas tifozëve i është kërkuar edhe të lëshojnë fushën pasi lëndimi ishte serioz.

Lojtari ka pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës). /Telegrafi/

Exit mobile version