Site icon Telegrafi

Miqësorja me Turqinë luhet në Mitrovicë

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se stadiumit të Prishtinës i duhet ende kohë për rikonstruksionin, ndaj dhe takimi kundër turqve do të luhet në Mitrovicë.

“Ne kemi pasur një takim javën e kaluar me zyrtarë të Komunës dhe Ministrisë së sportit ku kemi biseduar për investimet në stadiumin e Prishtinës. Gjendja e stadiumit është e rëndë dhe rinovimi merr kohë, për këtë arsyeje ndeshja ndaj Turqisë me 99 për qind do të luhet në Mitrovicë, në stadiumin Adem Jashar”, eshte shprehur Eroll Salihu, sekretari i FFK-së. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version