Një miqësi e pazakontë mes një rose dhe një qeni ka kënaqur njerëzit në internet.
Sven është një qen dhe shoku i tij më i mirë është rosa, Olaf, kështu të paktën pretendon pronari i tyre Jessie. Në një intervistë për The Dodo, Jessie ka rrëfyer se si dyshja e pandashme u njohën.
Jessie theksoi se të dy kafshët shtëpiake janë birësuar dhe shenjat e para të miqësisë u panë pas një muaji, kur Olaf filloi të ndiqte Sven. Shumë shpejt ata filluan të kalonin shumë kohë së bashku, shpesh duke u larë së bashku në një pishinë të vogël.
Jessie fillimisht kishte frikë se Sven (Biss) do ta lëndonte Olaf për shkak të ndryshimit në madhësi, por ajo u befasua nga butësia e tij. Në një video të shpërndarë nga The Dodo, ajo theksoi se Bissi është shumë i butë me mikun e tij të vogël.
Njerëzit në komente janë të emocionuar me këtë dyshe. “Ne mund të mësojmë shumë nga kafshët”, “Ata janë shumë të lezetshëm së bashku”, “Miqësi e mrekullueshme”, “Miqësia nuk njeh kufi”, “Faleminderit. Më duhej kjo”, “A ka ndonjë gjë më të mirë se kjo?”, ishin disa prej komenteve. /Telegrafi/