Site icon Telegrafi

Miqësia mes fëmijës dhe qenit do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj

Miqësitë mes fëmijëve dhe kafshëve janë vërtet të veçanta dhe këtë e vërteton një video virale.

Videoja e shkurtër, e cila tregon miqësinë e adhurueshme mes një djali dhe një qeni, fitoi zemrat e shumë njerëzve.

Nëna Ryan St. John ndau momente të ndryshme të djalit të saj me kafshën shtëpiake – që nga momenti i njohjes e deri më sot.

@ryannstjohn♬ These Memories – Hollow Coves

Nuk ka dyshim që miqësia e tyre është e ngushtë dhe e sinqertë pasi çdo moment që shohim është i mbushur me të qeshura dhe gëzim. Në postim, ajo zbuloi se si bashkëshorti i saj, Carter adoptoi qenushin për ta rritur me djalin e tyre Collier.

Ryan nuk donte t’i mbante për vete momentet e tyre të çmuara, ndaj i ndau ato në TikTok. Skenat sollën një buzëqeshje në fytyrat e shumë njerëzve.

Miqësia e tyre bëri shumë të lumtur dhe video mblodhi më shumë se 37.2 milionë shikime dhe mbi 4.9 milionë pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version