Site icon Telegrafi

Miqësia e re serbo-azerbajxhanase

Serbia tanimë ka humbur toruan fare, krijon miqësi të brishta aspak reale dhe të kohës. Serbia shokoi opinionin publikë serb, dhe mbarë qytetarët e saj, kur në një nga sheshet e saj të qytetit të Novi Sadit vendosi bustin e ish diktatorit azerbajxhanas, Haydar Aliyev.

Arsyeja se pse e vendosi bustin e ish presidentit azerbajxhanas, dhe ish agjentit të KGB-së ruse, është se: Azerbajxhani këto vitet e fundit ka investuar shumë në ekonomin e dobët serbe. Dhe e dyta se Azerbajxhani është një nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia me këto politika miqësish ka vendosur që çdo diktatori të botës t’ia rezervojë ndonjë vend dhe shesh ku do të vendoseshin monumentet e tyre.

Haydar Aliyevi ishte një ish spiun i KGB-së ruse kur erdhi si president i shtetit azer. Ai vrau, masakroi e dhunoi me mijëra qytetarë azerbajxhanas. Burgjet e shtetit azer në kohën e regjimit “Aliyev” u stërmbushën me të burgosur politik dhe me qytetarë të pafajshëm. Tani paramendojeni një gjë të vetme: Aliyevin, populli azer nuk e don, nuk e nderon, nuk e respekton të kaluarën e tij diktatoriale, ndërsa serbët më në krye presidentin e tyre, Boris Tadiç, e nderojnë e respektojnë, i thurin lavde, i ndërtojnë monumente prej betoni në qytetet e Beogradit e të Novi Sadit!

Pas tërë kësaj ngjarje të shëmtuar që ndodhi në Beograd e Novi Sad, protestuan gati të gjitha shoqëritë civile e Pashallëkut të Beogradit, që me çdo kusht të hiqet nga sheshi i qytetit monumenti i Haydar Aliyevit. Madje disa qytetarë kanë shkuar edhe me tej me kërkesën se: “Po s’u hoq monumenti i Alievit nga sheshi i qytetit, së shpejti ne si qytetarë do të vendosim pranë tij bustet e diktatorëve të Hitlerit dhe Mosulinit”. Ka pas shumë qytetarë serbë që kur e kanë par bustin e Haydar Aliyevit, kanë menduar që ky monument është i ndonjë “partizani shqiptar apo boshnjak”, të luftës së dytë botërore.

Bota demokratike ecën para, kurse Serbia iu thur himne e lavde diktatorëve të njerëzimit. Serbia është shtet i brishtë që shitet e blihet nga “handar-alyevet” e ndryshëm. Derisa Hollyëodi koleksionon figurat e artistëve më eminent botërorë, Beogradi përuron monumente diktatorësh në sheshet e tij. Larg, sa larg që janë serbët në realitet dhe në percepcion.

Nuk do të jetë e larg dita kur qytetarët e Beogradit do t’i shohin të koleksionuar njëri pas tjetrit të gjithë ish diktatorët dhe diktatorët e universit duke filluar nga: Hitleri; Mosulini; Pinocheti; Mao Ce Dun; diktatorin e Guines, Teudoro Nguema; Kim Jongun e Kores së Veriut; atë të Birmanisë, Than Shve; atë të Zimbabvesë, Robert Mugabe, atë të Sudanit Omar Al-Bashir; diktatorin e Zvazilandit, Msvati, etj etj.

Serbia është shtet që nuk ecë në perspektivë, por gjithmonë e kthyer në retrospektivën e brishtë universale. Por neve si shqiptarë nuk na mbetet tjetër pos t’i shikojmë përurimet e maskarenjve dhe maskarallëqeve monumentale të kriminelëve dhe diktatorëve që çdo ditë po i “zbukurojnë” sheshet e qyteteve të “Republikës së Pashallëkut të Beogradit”. Serbia është vend ku i ofron prehje monumentale çdo diktatori të kësaj bote. Serbia është shtet që s’mund të ndahet nga krimi dhe kriminelët.

Exit mobile version