Telegrafi

“Miq”, Rama poston foton me Erdoganin gjatë vizitës në Turqi

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Turqi, ku ka takuar Presidentin Recep Tayip Erdogan.

Kreu i qeverisë publikoi një foto në Facebook, me mbishkrimin “Miq”.

Rama ndodhet në Ankara për një vizitë me fokus ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.