Stipe Miocic është kampioni i ri në UFC për peshat e rënda.
Kroati ka arritur të hakmerret ndaj Daniel Cormier duke e mposhtur me nokaut dhe duke ia rrëmbyer titullin e kampionit.
Kësisoj Miocic tani e tutje është kampion në fuqi në peshat e rënda në UFC.
Pas fitores së madhe ndaj Cormier, kroati ka folur dhe është shprehur tejet i lumtur.
“Unë pash disa dobësi në raundin e tretë, por në raundin e katërt u përmirësova dhe e godita atë”.
“Faleminderit Zotit, sepse kjo luftë ishte shumë e vështirë”, deklaroi Miocic.
Kujtojmë që Cormier një vit më parë e kishte mposhtur kroatin Miocic për ta marrë titullin e kampionit të botës. /Telegrafi/