Site icon Telegrafi

Minxhozi: Shqiptarët sot, më të bashkuar se kurrë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se shqiptarët në këtë 104 vjetor, janë më të bashkuar se kurrë dhe se në të gjitha trevat dhe të dy vendet po punojnë për integrimet euroatlantike.

Minxhozi, gjatë organizimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për nder të festës së 28 Nëntorit, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi.

“Shqipëria dhe Kosova në këto ditë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi në të gjitha fushat. Pozita e shqiptarëve në rajon është pak delikate ku e kemi rastin e shqiptarëve në Maqedoni, por gjithsesi shikuar në përgjithësi, shqiptarët janë më mirë se kurrë”, ka thënë Minxhozi.

Exit mobile version