Në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në përkujtim të luftës heroike dhe çlirimtarëve të Kosovës edhe Minxhozi vendosi kurorë lulesh tek varrezat.
Ai pas bëri homazhe u shpreh se lufta e 23 vjet më parë sjellë në kujtesë atë nëpër të cilin kaloi populli shqiptarë për të sjell lirinë e vendit.
Ambasadori Minxhozi tha se kujtimi i tyre do të ngelet i pashuar.
“Vendosa sot një kurorë me lule tek memoriali i Jasharëve në përkujtim të luftës heroike çlirimtare të Kosovës, të heronjve të saj, një luftë që nuk do harrohet, një luftë që na bënë të kujtojmë sa shumë ka hequr populli jonë për të ardhur në këtë ditë që e jetojmë sot[…]Kujtimi i tyre do të ngelet i pashuar, lavdi veprës së përjetshme të dëshmorëve të kombit”, tha ai për KosovaPress./Telegrafi/