Telegrafi

Minuta dhe SMS me Eagle Mobile

Eagle Mobile u kërkon operatorëve të tjerë në treg të jenë sa më bashkëpunues në këtë mundësi që u jepet konsumatorëve shqiptarë, pasi me keqardhje janë vërejtur një sërë rastesh kur pajtimtarët e tyre janë bllokuar dhe nuk kanë mundur të kalojnë në rrjetin Eagle.

Eagle Mobile sjell ofertën më të mirë për të gjithë përdoruesit e rinj dhe bartësit e numrave të telefonisë së lëvizshme. Bartësit e numrit drejt Eagle Mobile dhe abonentët e rinj automatikisht përfitojnë bonuse që në momentin e fillestar të aktivizimit me sukses të numrit apo bartjes së tij si dhe të përfitojnë bonuse shtesë gjatë gjashtë muajve që vijojnë.

Abonentët individualë të bartur me parapagesë përfitojnë automatikisht në momentin e bartjes më sukses të numrit 100 minuta kohë bisedë dhe 100 SMS kombëtare. Gjatë gjashtë muajve pasardhës ata do të përfitojnë ekstra minuta bonus brenda rrjetit, ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm. Minutat bonus do të përfitohen automatikisht në datën 1 të çdo muaji përgjatë 6 muajve të parë. Abonentët individualë të bartur me parapagesë do të mund të përfitojnë 100 minuta dhe 100 SMS kombëtare çdo muaj në vijim, në momentin e rimbushjes së parë prej të paktën 800 Lekë, gjatë 5 muajve në vijim.

Eagle Mobile sjell ofertë fantastike dhe për abonentët individualë të bartur me kontratë, duke u dhuruar 100 minuta kohë bisede + 100 SMS kombëtare në momentin e bartjes me sukses të numrit si dhe në datën 1 të çdo muaji për 5 muajt në vijim, gjithsej 6 herë. Abonentët e kësaj pakete përfitojnë minuta bonus brenda rrjetit, ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm, në datën 1 të çdo muaji për 6 muajt e parë, gjithsej 6 herë.

Abonentët individual që blejnë një kartë SIM Eagle të re, në gjashtë muajt pasardhës përfitojnë minuta bonus brenda rrjetit ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm, në datën 1 të çdo muaji për 6 muajt e parë, gjithsej 6 herë.

Të gjithë mund t’i përfitojnë nga këto mundësi shume lehtë. Mjafton të paraqiten në dyqanin më të afërt të Eagle Mobile në zonën e tyre dhe të kërkojnë mbartjen e numrit. Kushdo mund të përzgjedhi tarifën më të mirë dhe të ruajë numrin personal duke i shtuar ngjyrë. /Telegrafi/