Site icon Telegrafi

MINT kryen inspektime te operatorët ekonomik, verifikon çmimet e produkteve dhe flamujt e origjinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Kosovë.

“Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

MINT ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat dhe njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Inspektorati i Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Exit mobile version