Site icon Telegrafi

Minsitri Cakaj shkarkon Rrahim Pacollin nga pozita e konsullit të nderit të Shqipërisë në Kosovë

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka shkarkuar biznesmenin Rrahim Pacolli nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka mbajtur me vite këtë pozitë të rëndësishme nderi. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Republikën e Shqipërisë, që të përfaqësoheshin në Kosovë, nëpërmjet Rrahim Pacollit.

Ai me këtë post ka përfituar targa diplomatike të Shqipërisë. Ka pasur mundësinë që të kalojë kufirin, pa u kontrolluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version