Telegrafi

Minovski: Do të bëjmë çka është e mundur që të mos importojmë energji elektrike

Drejtori i ri i ELEM, Dragan Minovski, i vlerësoi si katastrofale kushtet në Elektranat e Maqedonisë dhe shprehu dyshimet e tij për kapacitetin prodhues të Maqedonisë për energji elektrike, duke thënë se viti 2017 mund të rezultojë si viti me prodhim më të ulët në historinë e ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjetëm kushte katastrofale në ELEM. Udhëheqësia paraprake ka punuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe joekonomike. Prodhimi i energjisë elektrike çdo vit tregon rënie, në vitin 2016 ka pasur prodhim të energjisv elektrike prej 4.300 gigavat-orë, ndërsa vlerësimet për vitin 2017 janë në 3.600 gigavat-orë, që është prodhimi më i ulët që nga themelimi i ELEM”, tha Minovski.

Drejtori i ri i ELEM, siguron se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të rritur prodhimin e energjisë elektrike për të shmangur importin./Telegrafi/