Site icon Telegrafi

Minovski: Priotet kryesor për mua, vende të reja të punës dhe investime

Ministri i ri i Financave, Kiril Minovski, pas deklaratës solemne dje në Kuvend, deklaro se prioritet kryesor në punën e tij do të jenë vendet e reja të punës, rritja ekonomike, investimet, rritja e standardit të qytetarëve dhe përmirësimi i klimës së biznesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ekzekutimi i funksionit ministër të Financave për mua paraqet një nder të madh dhe gjithashtu edhe një përgjegjësi të madhe. Prioritet kryesor për mua si ministër i Financave të Republikës së Maqedonisë do të paraqesë procesi i krijimit të vendeve të reja të punës, rritja ekonomike, investimet, rritja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe përmirësimit të klimës afariste të kompanive në Maqedoni’, theksoi Minovski.

Minovski zëvendësoi zëvendëskryeministrin dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski ku dha dje dorëheqje, sipas tij, për shkak të problemeve shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version