Site icon Telegrafi

Minovski: Janeva dhe PSP vendosën njëanshëm dhe politikisht

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar përsëri ndaj vendimit të PSP-së për tu tërhequr nga rasti “Puç”, kësaj rradhe përmes Kiril Minovskit, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në OBRM-PDUKM. Ai në një konferencë për shtyp tha se me vendimin nga ana e PSP-së për tu tërhequr nga rasti “Puç” në të cilin akuzohet Zoran Zaev, PSP vendosi njëanshëm dhe politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katica Janeva në rastin “Puç” ka mundur të zgjedh mes vërtetimit të fakteve ose të lirojë përsëri kriminelin Zoran Zaev. Ajo vendosi për të dytën dhe e fali kriminelin. Ajo e kishte mundësinë të dëshmojë se është Prokurori profesionale, por ajo vendosi të largohet nga drejtësia dhe të sjell vendim të njëanshëm dhe politik”, deklaroi mes tjerash Minovski.

Ai gjithashtu tha se lënda “Puç” ka një numër të madh të fakteve dhe këtë e di edhe Katica Janeva dhe Zoran Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version