Pas disa ditësh heshtjeje, pasi dështimit të përpjekjes së Euro-obligacionit u shfaq mininistri i Financave. Kiril Minovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai i ka quajtur akuza të rreme ata të opozitës, gjoja për lëshimin e paligjshëm të Euro-obligacionit, për shkak se për momentin nuk ka asnjë datë të caktuar për zgjedhje.
‘Ne në momentin e marrjes së vendimit nuk kemi qeveri teknike për zhvillimin e zgjedhjeve, sepse nuk është caktuar datë për zgjedhjet. Aktualisht negociatat janë në vazhdim për të përcaktuar datën e ardhshme të zgjedhjeve. Kjo tezë e LSDM-së është e pavlefshme’, tha Kiril Minovski në një intervistë për Sitel.
Sipas Ministrit të Financave 200 milionë do të përdoren për shlyerjen e kredive të disbursuara më parë.
Ai vlerësoi se nuk ka shkurtime në investimet kapitale. /Telegrafi/