Site icon Telegrafi

Minovski: Djali i Stojçevskës do të përjashtohet nga ELEM, nëse Komisioni Anti-korrupsion vërteton se ka nepotizëm

“Nëse komisioni Anti-korrupsion vërteton se djali i deputetes Mira Stojçevska, Viktor Stojçevski nuk i plotësuar kushtet në konkurs, do të përjashtohet nga puna”, u shpreh drejtori i ELEM, Dragi Minovski në intervistë për TV Telma.

Minovski tha se Stojçevski është paraqitur në konkursin e shpallur dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai është i punësuar si inxhinier i teknologjive të reja. Në periudhën e ardhshme është janë planifikuar disa projekte investuese në fushën e burimeve të ripërtërishme, siç janë elektranet fotovoltaike dhe të tjera, dhe për të gjithë këto projekte janë të nevojshme dokumentacione dhe elaborate nga fusha e gjeodezisë. Viktor Stojçevski i ka plotësuar kushtet e vendit të punës”, tha Minovski.

Ai insiston në pretendimin se nuk e ka ditur se është djali i Mira Stojçevska dhe askush nuk ka intervenuar që të pranohet i njëjti.

“Në tërësi do t’i ndjekim udhëzimet e Raportit të komisionit Anti-korrupsion dhe në tërësi do t’i përmbushim udhëzimet e komisionet. Kjo do të thotë se nëse komisioni Anti-korrupsion vërteton se ka parregullsi, Viktor Stojçevski do të përjashtohet nga puna”, shtoi Minovski.

Një pjesë mediave publikuan se komisioni Anti-korrupsion tashmë e ka vërtetuar se djali i Stojçevska është punësuar në mënyrë joligjore dhe nuk i ka plotësuar kushtet në konkursin e shpallur, por nga komisioni zyrtarisht e demantuan informacionin dhe komunikuan se komisioni akoma mbledh dhe përpunon dokumentacionin lidhur me lëndët e hapura për punësimet me dyshime për nepotizëm./Telegrafi/

Exit mobile version