Telegrafi

Minov e tradhëton koalicionin me OBRM-PDUKM-në, ngelet në sallë të Kuvendit

Edhe pse OBRM-PDUKM-ja ka shpallur vendimin se do të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, një gjë e tillë nuk e ka respektuar sot deputeti i koalicionit të partive që e përbëjnë grupin parlamentarë.

Më herët Amdi Bajram, po nga ky koalicion mori pjesë në punën e Kuvendit edhe pse kolegët tjerë bojkotonin punën, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tani deputeti Panço Minov, pjesë e koalicionit por nga partia OQM ka marrë pjesë në punën e Kuvendit.

Nuk dihet nëse ai është duke i’u përafruar shumicës së re parlamentare, njejtë si Çedomir Sazdovski i cili ka premtuar mbështetje për LSDM-në dhe shumicën parlamentare. /Telegrafi/