Një pjesë e shkrepave mbi Shipkovicë dhe në rrugën që çon për në fshatin Brodec janë minuar sot, për shkak të rrezikut të rokullisjes së gurëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri te ky vendim erdhi pas vërshimeve të dendura të shiut, të cilat kanë bartur dheun përreth shkrepave, duke krijuar kështu mundësi të rrokullisjes së gurëve, ndërkaq për ta kryer këtë proces, u përdorën 20 kilogram eksploziv.
Banorët e Shipkovicës e kanë përshëndetur këtë aksion, por thonë se fshati ka nevojë edhe për masa tjera parandaluese dhe mbrojtëse nga erozioni dhe vërshimet./Telegrafi/