Kylie Minogue i ka gëzuar fansat e Prince duke treguar se ajo dhe këngëtari i ndjerë kanë incizuar fshehurazi një këngë në vitet e nëntëdhjeta.
Këngëtarja australiane e ka nderuar yllin e muzikës duke dhënë detaje rreth këngës me titull “Baby Doll”.
“Jam njoftuar me Prince pas koncertit të tij në Earls Court në Londër në vitin 1992. I thash se do të më pëlqente të punoja me të, ndërsa ai më tha se do të vinte ta vizitonte studion”.
“Kur erdhi, më pyeti se ku i kam tekstet dhe si rregullohet mikrofoni. Bënte shaka me mua. Ia dhashë një tekst për këngën me titull ‘Baby Doll’”.
“Shoferi i tij ma solli kasetën të njëjtën mbrëmje. Ishte incizimi demo i Prince duke kënduar dhe luajtur atë këngë. Asnjëherë nuk e kemi incizuar si duhet. Pas kësaj e kam pasur privilegjin që ta vizitoj Paisley Park. E realizova ëndrrën. Faleminderit për muzikën dhe kujtimet”, ka shkruar Minogue.
Fansat menjëherë kanë kërkuar nga ajo që ta publikojë atë incizim. /Telegrafi/