Site icon Telegrafi

Mino Raiola do të fitojë rreth 50 milionë euro pa marrë parasysh se ku transferohet Haalandi

Mino Raiola së bashku me Jorge Mendesin, janë dy agjentët më të kërkuar në futboll, pasi arrijnë t’i dërgojnë lojtarët në klubet më të mëdha evropiane.

Por, kur ndonjë lojtar shkëlqen në skenën evropiane apo edhe në ndonjë kontinent tjetër, që është nën kontratë me ta – atëherë ata bëhen edhe më të pasur.

Do të ndalemi te Raiola që ka nën menaxhimin e tij shumë lojtarë të mëdhenj, siç është rasti me Erling Haaland që luan te Borussia Dortmundi.

Lexo po ashtu Haaland dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën, këto janë detajet që e bëjnë klubin të besojnë

Agjenti është më i përfoluri aktualisht, pasi shumë klube janë vënë pas sulmuesit norvegjez dhe në verë pritet të realizohet një marrëveshje e madhe.

Real Madridi dhe Mancheser City janë dy klubet që mund të përballojnë transferimin e Haalandit, por në garë është edhe Barcelona.

Kudo që transferohet sulmuesi, Raiola do të arkëtojë rreth 50 milionë euro për marrëveshjen, duke e bërë edhe më të pasur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version