Telegrafi

Mino Raiola godet mediumin italian për lajm të rremë: Ibrahimovic nuk ka rinovuar me Milanin

Agjenti Mino Raiola është përkujdesur ta demantojë një medium italian mbi raportet që Zlatan Ibrahimovic ka rënë dakord për një kontratë të re me Milanin, duke e quajtur atë si ‘lajm të rremë’.

Kishte raportime të shumta sot se marrëveshja ishte bërë për gjashtë milion euro në sezon plus 500 mijë euro bonuse të arritura lehtësisht dhe një shtesë prej 500 mijë eurosh tjera nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë tashmë kanë filluar stërvitjet e tyre para-sezonale nën trajnerin Stefano Pioli, por Ibrahimovic është akoma një lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Raiola: Ibra nuk ka akoma marrëveshje me Milanin

Pas raporteve për një marrëveshje të rinovuar për Ibrën, Raiola u fut në profilin e tij në Twitter në mënyrë që të mohojë lajmet e mediumit Calciomercato.

“Fake News! Ibrahimovic NUK ka rinovuar kontratën e tij me AC Milan”, shkroi agjenti i njohur të mërkurën në mbrëmje.

Ndryshe, drejtuesit e Rossonerëve kanë treguar disa herë kohëve të fundit se janë të interesuar të vazhdojnë edhe më tutje me sulmuesin suedez. /Telegrafi/