Minnesota Timberwolves ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në NBA.
Skuadra e trajnerit Chris Finch ka befasuar Golden State Warriors duke e mposhtur me 20 pikë diferencë 119:99.
Mysafirët në këtë takim kishin mungesa si ajo e yjeve Stephen Curry e Daymond Green dhe kishin të vështirë përballë vendasve.
Që nga çereku i parë, Timberwolves ishin në epërsi dhe e ruajtën atë deri në fund të takimit.
Qendra e vendasve, Karl-Anthony Towns ishte më efikasi në këtë sfidë me 26 pikë, 11 kërcime e një asistim.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Nowell që shtoi 17 pikë si dhe Beasley që e mbylli takimin me 16 të tjera.
Ndërkohë tek skuadra mysafire më efikasi në këtë takim ishte Jordan Poole me 20 pikë. /Telegrafi/