Telegrafi

Minnesota Timberwolves merr fitoren e parë në finalen e Konferencës, ngushtohet epërsia e Mavs

Minnesota Timberwolves ka ngushtuar epërsinë e Dallas Mavericks në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Në ndeshjen e katërt të zhvilluar në Dallas, Timberwolves kanë fituar me pesë pikë diferencë 105:100 duke ngushtuar epërsinë në 3-1 dhe duke i dhënë shpresë vetës për një rikthim spektakolar.

Anthony Edwards ishte fantastik në këtë takim me 29 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime në fitoren e Timberwolves.

Me lojë të mirë u paraqit edhe qendra Karl-Anthony Towns me 25 pikë, derisa te skuadra vendase Luka Doncic dha kontribut me ‘Triple-Double’ ku realizoi 28 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Ndeshja e pestë e finales së Konferencës Perëndimore të NBA do të luhet natën e së enjtes në të premte, me fillim nga ora 02:30. /Telegrafi/