Site icon Telegrafi

Minka Kelly dhe Dan Reynolds ndezin thashethemet për një lidhje dashuri pas darkës romantike në Los Angeles

Aktorja e njohur, Minka Kelly ndezi thashethemet për romancë me këngëtarin e “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, pasi të dy u panë në një mbrëmje romantike në Los Angeles gjatë fundjavës.

Paparazzit fotografuan Kelly, 42 vjeçe, dhe Reynolds, 35-vjeçar, duke dalë në Cafe Stella në lagjen Silverlake të shtunën në mbrëmje (26 nëntor).

Në fotot e marra nga Page Six, Reynolds në një moment u pa duke përkëdhelur flokët e Kellyt ndërsa parkonin makinën.

Foto: Backgrid

Thuhet se dyshja kaluan më shumë se pesë orë në restorant së bashku dhe nuk u larguan deri pas orës 1 të mëngjesit.

Dalja shënon herën e parë që Kelly ka ngjallur spekulime për marrëdhënie që nga ndarja nga Trevor Noah në maj.

Foto: Backgrid

Ylli i “Friday Night Lights” filloi të takohej me komedianin në vitin 2020. Marrëdhënia po shkonte aq mirë në fillim sa Noah, 38 vjeç, bleu një rezidencë në Bel Air për ta vitin e ardhshëm.

“Ata po bëjnë plane për një të ardhme së bashku, dhe kjo është një marrëdhënie shumë e qëndrueshme”, tha një burim për People në atë kohë.

Megjithatë, ata u ndan në maj 2021 , por rindezën romancën e tyre më vonë gjatë vitit.

Foto: Backgrid

Noah shiti pronën luksoze në Los Angeles në mars 2022 për 1.1 milion dollarë më pak se sa pagoi – vetëm një vit pasi bëri blerjen.

Lajmet për ndarjen e tyre të dytë – dhe të fundit – u bënë publike dy muaj më vonë.

Foto: Minka Kelly/ Instagram

“Ata janë ndarë për një kohë”, tha një burim për People në maj.

Prezantuesi i “Daily Show” që atëherë ka ndezur thashethemet e tij për romancën me yllin britanik të popit Dua Lipa. Ai dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeç, së fundmi janë parë në një darkë romantike në New York.

Foto: Dan Reynolds/Instagram

Partneri i ri i mundshëm i Kellyt është gjithashtu beqar, pasi u nda nga gruaja e tij prej 10 vitesh, Aja Volkman, në shtator.

Ish-çifti u martuan në vitin 2011 dhe mirëpritën së bashku katër fëmijë: Arrow, binjakët Gia dhe Coco dhe Valentine. /Telegrafi/

Exit mobile version