Një restorant i ushqimit të shpejtë në Teksas është bërë i njohur në saje të disa minjve.
Një grua nga San Antonio pa shumë minj që zvarriteshin poshtë skarës në kuzhinën e një restoranti.
Në videon e postuar në TikTok, minjtë shihen duke ngrënë ushqim në dyshemenë e restorantit.
@ritalongg Rats in San Antonio tx taco cabana on bandera on 410 don’t ever eat there ?? #fyp #ratatouille #tacocabana #gross ♬ original sound – Rita
Ajo raportoi rastin tek inspektori shëndetësor dhe i dha atyre videon. Taco Cabana nuk iu përgjigj kërkesës për koment të nypost.
Por restoranti i tha gazetës lokale se ishte në dijeni të “aktivitetit të dëmtuesve” në restorant.
Zinxhiri i restoranteve Tex-Mex tha të mërkurën se lokacioni u mbyll menjëherë për “inspektim të plotë dhe kanalizime të gjera” dhe tani po shërben përsëri ushqim. /Telegrafi/