Në Bangkok të Tajlandës është filmuar një mace, e cila jo vetëm se nuk ka guxim të kapë një mi, por as t’ju afrohet pranë.
Në fakt, kotelja qëndron larg brejtësve që janë duke u përleshur, e që kanë madhësi trupore gati sa të maces, transmeton Telegrafi.
Në videon e xhiruar në kuzhinë, shihen minjtë që mbështeten në këmbët e pasme dhe përleshen, për atë që duket se është luftë për territor.
Shikoni çfarë ndodhë kur përfundon grindja e tyre dhe ata i afrohen maces së vogël. /Telegrafi/