Site icon Telegrafi

Minjtë heronj zbulojnë minat

Ekspertja britanike për kafshë nga qyteti Cornwall trajnon minjtë para se të marrin rrugën e gjatë për në Mozambik, ku do të kanë për detyrë të zbulojnë minat tokësore.

Minjtë kanë nuhatje të ndjeshme ndaj aromave dhe janë mjaft të vegjël të mos aktivizojnë minat kur të qëndrojnë mbi to.

Kofi, një mi gambian, do të njoftojë “eprorët” e tij për ekzistimin e një shpërthyesi në mënyrë që të mos shkelin mbi të.

Tridhjetë “nuhatës” tanimë përdoren me sukses në Mozambik, mirëpo Kofi është i pari i cili është trajnuar në Britani. Çdo ditë ai trajnon nga 20 minuta.

Trajnuesja e tij Wendy Winstanley e shpërblen atë për çdo zbulim të minave me një copë të avokados.

”Kofi është i pabesueshëm. Njerëzi i shohin minjtë si dëmtues, mirëpo ata janë shumë inteligjent”, thotë Wendy.

“Minjtë janë të jashtëzakonshëm në zbulimin e bombave. Aktualisht i përdorim qentë mirëpo mendojmë se minjtë do të janë shumë më të efektshëm”, ka shtuar ajo.

”Me nuhatjen e tyre të shkëlqyeshme të aromave dhe mundësinë e trajnimit, minjtë janë më të lirë dhe më të efektshëm për zbulimin e minave”, ka thënë zëdhënësi i organizatës HeroRats, e cila i ushtron minjtë e ngjashëm në Afrikë.

Exit mobile version