Telegrafi

Minjtë hëngrën 200 kilogramë kanabis të konfiskuar në Indi

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për asgjësimin e afro 200 kilogramëve kanabis që më herët kishin sekuestruar nga tregtarët dhe ruajtur në ambientet e një komisariati.

“Mijtë janë kafshë të vogla dhe nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre”, deklaroi gjykata në shtetin Uttar Pradesh.

Gjykata i kërkoi policisë të tregonte drogën e sekuestruar si provë dhe gjyqtari Sanjay Chaudhary përmendi deri në tre raste në të cilat brejtësit shkatërruan marihuanën e sekuestruar.

Bëhej fjalë për furnizime që synoheshin në gjykatë si prova në çështjet e trafikut të drogës, raporton bbc.

Në një prej urdhrave, kur gjykata i kërkoi policisë të tregonte drogën e sekuestruar, thuhej se 195 kilogramë kanabis ishin ngrënë nga minjtë.

Në një rast tjetër, ku ka të bëjë me 386 kilogramë drogë, policia ka bërë një kallëzim ku thuhet se “minjtë” kishin “ngrënë një pjesë” të kanabisit.

Gjyqtari Chaudhary tha se rreth 700 kilogramë marijuanë të sekuestruara nga policia ishin ruajtur në magazinat e stacioneve të policisë në rrethin Mathura dhe se e gjithë droga ishte “në rrezik nga minjtë”.

Një studim i vitit 2019 tregoi se minjtë laboratorikë, pasi konsumuan një test kanabisi, “u bënë më pak aktivë dhe u ul temperatura e trupit”.

Në vitin 2017, policia në shtetin lindor të Biharit fajësoi minjtë për konsumimin e mijëra litrave alkool të konfiskuar, një vit pasi shteti ndaloi shitjen dhe konsumimin e alkoolit. /Telegrafi/