Telegrafi

Minjtë e limituar nga Microsoft

Arc Touch Mouse në Limited Edition ka ngjyrë të kuqe ose të bardhë të shtëpizës, pjesa e fundme e të cilit mund të lakohet ndërsa ai vjen me format e reja të diamantit ose labirintit (varësisht nga ngjyra).

Për versionin e bardhë të limituar të miut Touch Mouse dhe ekzemplarin e tij të veçantë të “zhallavatur” është përgjegjës Deanne Cheuk, artistja nga New Yorku. Përveç ngjyrave të ndryshme, të dy minjtë për nga hardueri janë identik me versionet e zakonshme, duke përfshirë sipërfaqet e ndjeshme në prekje dhe senzorin me teknologjinë BluTrack. Çmimet janë 89 dollarë për Arc dhe 99 dollarë për Touch Mouse. /Telegrafi/