Sëmundja e lebrozës kurohet në shumë vende të botës, ndërsa raportohet se njerëzit jetojnë me këtë sëmundje çdo ditë, dhe afro 200 mijë raste të reja evidentohen për çdo vit.
Spitali Curupaiti në Rio de Janeiro është një prej vendeve që e kishte bërë një gjë të tillë, por është braktisur nga qeveria braziliane dhe për këtë kishte një arsye të fortë, transmeton Telegrafi.
Të gjithë personat që kuroheshin nga lebrosa, gjatë gjithë kohës qëndronin brenda të mbyllur pasi mund të infektonin të tjerët.
Megjithatë, qindra njerëz vazhdojnë të jetojnë në spitalin e braktisur në vitet e 80-ta të lënë në mëshirën e fatit.
Por, fotografi Fabio Teixiera ka vizituar këtë spital që është vetëm pesë milje larg stadiumit olimpik ku janë mbajtur lojërat, me të vetmin qëllim që ta dokumentoj gjendjen e këtij spitali.
Vitin e kaluar Sunday Mirror, kishte raportuar se minjtë dhe qentë janë parë duke shëtitur në korridoret e këtij spitali, derisa prostitutat shpesh kryejnë veprimtarinë e tyre në dhomat e këtij spitali.
Lebroza apo sëmundja Hansen, shkaktohet nga një baktere, ku India ka numrin më të madh të prekurve me këtë sëmundje e pasuar nga Brazili. /Telegrafi/