Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviç, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, Ministrja Ziviç falenderoi GIZ-in për mbështetjen që deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë, dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.
Nënjoftim thuhet se ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira. Ajo shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Sipas komunikatës, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë, duke premtuar se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë./Telegrafi/