Telegrafi

Ministrja Xhaçka konfirmon: Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë. Në një dalje për mediat Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohe sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën 165 të lënduar, 12 të shtruar në spitali e Durrës dhe 60 në QSUT.

Më herët Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se një person humbi jetën në Kurbin pasi u hodh nga banesa prej panikut.

Ndërkohë dy viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë. Viktima e katërt u nxor nga rrënojat në shtesën e pallatit në Durrës.

Mësohet se dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës, duke rritur numrin e viktimave në gjashtë.

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë rreth orës 03:54 të së martës. Për pasojë banesa dhe pallate pësuan dëmtime të shumta duke zënë poshtë edhe njerëz. Më pas tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera të forta./tvklan.al