Site icon Telegrafi

Ministrja Xhaçka mes lotësh zbulon emrat e viktimave të tërmetit

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ka dhënë detajet e fundit për situatën në të cilët ndodhet vendi pas tërmeteve.

Ajo ka thënë se tërmeti i datës 26 ishte një ngjarje e rëndë, e cila ka shkaktuar frikë dhe ankth, duke shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rikuperuar.

“Janë 28 jetë të humbura, që lënë pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot. E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti për jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë”, është shprehur ministrja Xhaçka.

Emrat e personave që humbën jetën deri më tash:

Durrës:

1- Amelia Lala, 8 vjeç

2- Esiela Karanxha, 8 vjeç

3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

4- Sadik Qato, 85 vjeç

5- Isah Abazi, 29 vjeç

6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7- Eviola Broshka, 28 vjeç

8- Kristi Reçi, 24 vjeç

9- Sehadete Lala, 79 vjeç

10- Djena Karanxha

11- Eduart Reçi

12- Shemsedin Abazi

Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç

2. Bukurije Leka

3. Erisa Cara

4. Fatmira Cuka 44 vjeç

5. Selvie Lala 77 vjeç

6. Saimir Greku

7. Kristjan Preçi 26 vjeç

8. Sardi Cuka 18 vjeç

9. Hajrie Vata 65 vjeç

10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

11. Drita Cakoni 58 vjeç 1

2. Pëllumb Greku 57 vjeç

13. Çelike Grupieku 57 vjeç

14. Hajredin Çupi, 66 vjeç

15. Kastriot Cakoni

Lezhë:

Marjan Preçi 25 vjeç

Exit mobile version