Site icon Telegrafi

Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë për shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se nga 20 qershori Ambasada e Shqipërisë do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë, ndërkaq nga 27 qershori në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

Xhaçka këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Irlandë dhe Kanada.

Duke filluar nga data 20 qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit”, shkruan Xhaçka. /Telegrafi/

Exit mobile version