Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi gjatë vizitës së saj në Qendrat e Punës Sociale në Tetovë dhe Gostivar tha se qëllimi kryesor dhe primar i këtyre qendrave është që nga këtu të dalin palë të kënaqura për shkak se bëhet fjalë për persona të cilët shpesh herë ndodhen në rrezik, apo persona të cilët kanë nevojë nga shteti për një periudhë të jetës së tyre.
Ajo në QPS Tetovë kishte takim me drejtorin, Darko Obadiq ndërsa në QPS u takua me drejtoren, Nada Veliçovska.
nga mPPS njoftuan se në takim, Mizrahi është interesuar për kushtet në të cilat punojnë qendrat dhe mënyrën e punës.
“Mizrahi dëgjoi edhe problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të punësuarit në këto qendra. Këto probleme janë detektuar, dhe ajo premtoi se çdo gjë që është mundet dhe që është në kuadër të ligji, të ndërmerret që të punësuarit të marrin kushte më të mira për punë për shkak se nëse ata janë të kënaqur edhe palët do të jenë të kënaqur nga shërbimet e tyre”, shprehen nga MPPS./Telegrafi/