Ministrja e Mbrojtjes e Sllovenisë, Andreja Katiç, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Ajo do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas çka do të vijojë takim i dy delegacioneve dhe do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim. Sipas agjendës, janë paraparë edhe deklarata të dy ministreve.
Pritja zyrtare e ministres Katiç dhe delegacionit slloven do të organizohet para Ministrisë së Mbrojtjes në orën 09:30 minuta./Telegrafi/