Site icon Telegrafi

Ministrja Rozeta Hajdari po intervistohet në Speciale për rezervat shtetërore

Foto: Arkiv

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Kjo është bërë e ditur nga burime të “Betimi për Drejtësi” brenda PSRK-së.

Prokuroria Speciale më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksioni për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Lexo po ashtu Afera me rezervat shtetërore dhe arrestimet në MINT: S’ka dorëheqje, as shkarkim të ministres Hajdari

Ndërkaq, më 31 gusht 2023, Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Muharremi dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Gara, dhe Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.

Exit mobile version