Ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilija Redxhepi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Rexhepi e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, me fokus të veçantë, mbështetjen e vazhdueshme për Komunat.
“Ministrja paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re, sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria Gjermane, mbështetje për komuna.
Ajo po ashtu pasqyroi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitet që jetojnë në komunat shumetnike”, thuhet në njoftimin për media.
Ambasadori Gjerman, fillimisht e uroi Ministren për detyrën e saj dhe siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për Komunat.
Bashkërisht u dakorduan që të promovojnë aktivitete për Ministrinë dhe Komunat, më qëllim që të avancohet vetëqeverisja lokale në Kosovë. /Telegrafi/