Telegrafi

Ministrja Pula të hënën udhëton në Maqedoni

Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, ndërtimi i burimeve nga liqenet artificiale për energjinë në zonat kufitare malore të Maqedonisë dhe Kosovës, privatizimi i sistemit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në të dy shtetet, do të jenë temat kryesore të cilat të hënën do t’i diskutojnë ministri Besimi dhe ministrja Shiroka-Pula.

Autoritetet kosovare nga zyrtarët e Qeverisë në Shkup pritet të marrin informacione më të hollësishme rreth procesit dhe mënyrës së shitjes të Elektroekonomisë së Maqedonisë.

Bashkëpunimi i parë midis dy shteteve pritet të jetë firmosja e marrëveshjes për ndërtimin e lidhjes së interkonjeksionit për transmetimin. /Telegrafi/