Telegrafi

Ministrja Nagavci kërkon respektim të rregullave gjatë Testit të Arritshmërisë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar që të respektohen rregullat si domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale në Testin e Arritshmërisë.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pret përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

Tutje ajo ka treguar se janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij.

Lexo po ashtu Mbi 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë

“Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij. Testi do të zgjasë 150 minuta.

Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Telegrafi/