Site icon Telegrafi

Ministrja Janevska: Nxënësit do t’i kenë të gjitha librat për të gjitha klasët, përveç atyre për gjuhë të huaja

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se prej klasës së parë deri në të nëntën, për vitin e ardhshëm shkollor libra do të ketë për të gjitha klasët, përveç për gjuhët e huaja.

Shtoi se për momentin po shtypen qindra mijë libra, disa prej tyre janë distribuuar, ndërsa për disa do të fillojë distribuimi, pasi që të dalin të shtypura dhe theksoi se nga viti i ardhshëm do të ketë edhe libra për gjuhë të huaja.

Ajo konfirmoi se librat për klasën e shtatë do të shtypen sipas programit të vjetër.

Kur të përfundojë debati publik, shtoi ajo, Byroja për zhvillim të arsimit do t’i qaset përgatitjes së programit të ri të korrigjuar.

E pyetur për librat shkollor për arsim të mesëm profesional, ministrja deklaroi se i tërë edicioni për vitin e parë është duke u shtypur dhe të gjitha librat e miratuar për vitin e dytë.

“Do të thotë, procesi nuk ishte prëfunduar për klasën e dytë, të tretë dhe të katërt, por, ne do ta intensifikojmë dhe si të miratohen librat, ashtu gjatë tërë vitit do të hyjnë në shtyp. Nuk ka nevojë ne të presim, sepse kemi marrëveshje kornizë me shtypshkronjën, nëse prëfundon, menjëherë mund të publikojmë tender të ri dhe të fillojmë me përgatitjen për librat shkollor për vitin e ardhshëm”, shtoi Janevska.

Exit mobile version