Ministrja e Mbrojtjes e Italisë Elisabetta Trenta, të hënën do të qëndrojë në Maqedoni për vizitë zyrtare.
Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, ajo do të ketë takim kokë më kokë me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, ndërsa më pas do të vijojë takimi mes dy delegacioneve.
Pas takimit dy ministret pritet të mbajnë edhe konferencë për shtyp të përbashkët./Telegrafi/