Site icon Telegrafi

Ministrja Hoxha thotë se po i presin raportet zyrtare rreth vdekjes së Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha; kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, sot kanë mbajtur një konferencë për media në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhur me rastin e vdekjes së të paraburgosurit A.D.

“Që nga dita e djeshme Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante, janë duke u marrë me rastin, ndërsa aktualisht jemi duke pritur vendimin e familjes për anëtarin i cili do t’i bashkëngjitet ekipit i cili do ta kryej autopsinë”, theksoi Hoxha.

Ajo me tej shtoi se në kuadër të mandatit të saj, shpreh “përkushtimin për sqarimin e rastit, me transparencë” dhe ftoi që “të mos bëhen paragjykime lidhur me rastin”.

“Menjëherë kam urdhëruar hetim të brendshëm të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rrethanat e vdekjes së të paraburgosurit A. D. dhe në pajtim me të gjeturat e raportit dhe kompetencat, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version