Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Paris.
Ajo ka shprehur indinjatën e thellë për të gjithë viktimat dhe familjet e tyre.
“E tronditur nga lajmi i tmerrshëm në Paris. Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë të solidarizuar me Francën”, ka shkruar Hoxha në profilit e saj në Facebook.
Ndryshe, mbrëmë një person ka shtënë me armë duke lënë të vrarë një polic. Sulmi është kualifikuar si terrorist. /Telegrafi/