Site icon Telegrafi

Ministrja Hoxha: Procesi integrues është rruga jonë e vetme

Gjatë konferencës, dedikuar 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha ka takuar sot eurodeputetin, Eduard Kukan.

Siç njofton MIE, ministrja Hoxha e falënderoi eurodeputetin Kukan për përkushtimin e pakursyer në procesin euro integrues të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi integrues, për neve nuk është alternativë, është rruga jonë e vetme. Përkushtimi ynë në këtë drejtim është i fuqishëm. Kemi dhënë afatet për institucionet përgjegjëse për zbatimin e prioritetit tonë nacional-procesit integrues”, theksoi ministrja Hoxha.

Kukan theksoi se vlerëson punën dhe përkushtimin e Kosovës në procesin integrues, të arriturat, vlerat dhe synimet duke potencuar edhe një herë se Kosovë ka të ardhme Evropiane.

Eurodeputeti Kukan vuri në dukje se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë e arritur e Kosovës dhe zbatimi i MSA-së, gjen përkrahje të fuqishme edhe në Parlamentin Evropian.

Ministrja Hoxha dhe eurodeputeti Kukan u pajtuan se procesi integrues do dinamizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version