Site icon Telegrafi

Ministrja Hoxha në takim me ministrin Kwieciński, kërkoi përkrahje nga Polonia në Këshillin e Ministrave

Foto: Arkiv

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Këieciński, me të cilin ka diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi mik për mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha, ka shkruar se çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën.

“Në Konferencën Globale Horasis, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si Z. Jerzy Këieciński, Ministër për investime dhe zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

Exit mobile version