Telegrafi

Ministrja Hoxha kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.

Qëndrimi i Hoxhës është në vijë me atë të shefit të partisë, Kadri Veseli, të shprehur para disa ditësh në një shkrim të gjatë në medie, por jo dhe me shefin e saj në qeveri, Ramush Haradinaj.

“Mendoj se sado e padrejtë që është kjo Gjykatë Speciale në rastin e Kosovës, ne duhet të vazhdojmë t’i përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe të tregohemi shtet serioz”.

“Edhe kryetari Veseli e ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së raporteve të mira me bashkësinë ndërkombëtare”tha Hoxha.

Ajo shtoi që Kosova duhet të respektoj obligimet ndërkombëtare, transmeton KlanKosova. “Por çka është më shumë e rëndësishme, duhet të tregojmë seriozitet ne si shtet kur marrim përsipër obligime ndërkombëtare, t’i respektojmë ato”, theksoi ministrja Hoxha.